5 Dhjetor, 2023

FOTO/ Po bën kallzim në polici! Luizi Ejllit i ndodh e papritura për herë të tretë rradhazi, Kiara e shqetësuar pasi këngëtari zhduket nga…


Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP“, Luiz Ejlli vazhdon ende të jetë një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer të momentit. Këngëtari tashmë është në qendër të vëmendjes ku ndiqet në çdo veprim që bën.

Mirëpo së fundmi këngëtarit i është mbyllur sërish faqja e tij e Instagramit, e cila tashmë nuk figuron.

Lajmin e ka bërër të ditur vetë bashkëshortja e tij, Kiara Tito përmes një postimi në Instagram, teksa tregoi se Luizi ka bërë një kallzim në sektorin e krimit kibernetik.

Sipas moderatores ky është një rast që po përsëritet dhe pas këtij problemi qëndrojnë persona që e kanë inat Luizin.

“Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundët në punët e tjetrit. Lërini rehat njerëzit në jetën e tyre! Edhe diçka, nuk është se fitoni ndonjë gjë se aq herë që tentoni ta mbyllini aq herë do hapet.” – ka shkruar Kiara.

Nga ana tjetër Luiz Ejlli tha: Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që këngëtarit i mbyllin profilin e tij në Instagram, i cili numëron rreth 625 mijë ndjekës, pasi Luizi u kthye në një prej figurave më të ndjekura në vendin tonë gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP“, ku fitoi çmimin e parë dhe rigjeti dashurinë krah Kiara Titos.

Çifti e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa tashmë së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Luizi dhe Kiara zbuluan lajmin e ëmbël, përmes një kënge e titulluar “Frymë“,  kushtuar të voglës së tyre, ku gjatë videoklipit çifti shfaqën momentet më të bukura së bashku ndërsa zbuluan gjininë e bebit, e cila është vajzë.

io

hj

© Panoramaplus.al