Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun shqiptar. Moderatori i njohur dhe trashëgimtarja e Top Channel janë prindër të një djali të quajtur London Noor.

Fotografitë e tyre familjare janë gjithmonë të ëmbla dhe interesante. Këtë herë Ledioni na ka prezantuar me një foto ndryshe nga herët e tjera.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi në diçiturën e së cilës shkruan: “Foto Pasaporte”, por nuk mund të mungonte komenti i Sarës dhe as humori i fansave apo ndjekësve që i thonë se me një foto të tillë ai duket sikur po aplikon për lotarinë amerikane.
© Panoramaplus.al

