20 Korrik, 2025

FOTO/ Paul Wesley dhe Natalie Kuckenburg fejohen gjatë një udhëtimi romantik në Itali, modelja zbulon unazën e shtrenjtë me të cilën i propozoi aktori


Aktori i njohur amerikan Paul Wesley, i njohur për rolin e tij si Stefan Salvatore në serialin e suksesshëm The Vampire Diaries, është fejuar me partneren e tij, modelen gjermane Natalie Kuckenburg.

Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti përmes rrjeteve sociale, pas një udhëtimi romantik në Itali, ku Wesley i propozoi Kuckenburg të veçantë.

Natalie, 25 vjeç, ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram, përmes një fotografie bardhë e zi ku shfaqet dorë për dore me aktorin, ndërsa unaza e fejesës me diamant është në qendër të vëmendjes e cila mendohet të kushtojë miliona dollarë. Ajo shoqëroi postimin me mbishkrimin e shkurtër por kuptimplotë: “Po. Gjithmonë dhe përgjithmonë.”

Edhe Paul Wesley, 42 vjeç, ndau një foto të ngjashme në “story”, duke konfirmuar lajmin e fejesës, ndërsa çifti duket i buzëqeshur dhe i dashuruar.

© Panoramaplus.al