23 Prill, 2025

FOTO/ Pas shfaqjes n*do në Grammy 2025, Bianca Censori vazhdon me paraqitjet e saj të guximshme


Arkitektja Bianca Censori , bashkëshortja e Kanye West , vazhdon të provokojë me daljet e saj publike. Këtë herë ajo është parë në Spanjë me një veshje që nuk ka kaluar pa u vënë re.

30-vjeçarja u pa në Mallorca duke zbritur nga një makinë luksoze, e veshur vetëm me body dhe geta të zeza, kombinuar me një palë me çizme me takë të larta.

Në fillim të shkurtit, Bianka bëri bujë me paraqitjen e saj nudo, e shoqëruar nga reperi, në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve Grammy dhe e veshur me një mini-fustan transparent.

Në fakt, të paktë ishin ata që u habitën nga lëvizja e saj, me komente që pyesnin nëse ky imazh ishte rezultat i zgjedhjes së saj apo nëse ajo është një “kukull” në duart e Kanye West .

Pas fotos së fundit që tregon Bianca Censori duke vazhduar paraqitjet e saj të guximshme, pa reperin në krah, shumë spekulojnë se ajo nuk është e motivuar vetëm nga ai kur bëhet fjalë për zgjedhjet e veshjeve.

© Panoramaplus.al