15 Maj, 2025

FOTO/ Pas performancës elektrizuese me këngën “Zjerm”, Beatriçe Gjergji dhuron pamje të ëmbla pranë të dashurit! Puthja pasiononte e çiftit në Eurovision


Shkodra Elektronike ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës elektrizuese në Eurovision me këngën “Zjerm” e cila i çoi në finale.

Mirëpo një moment i veçantë u shënua nga Beatriçe Gergji e cila nuk flet shpesh për jetën e saj private.

Pas lajmit të bukur të kualifikimit , ndërsa publiku festonte, Beatriçe festoi gëzimin me një puthje pasionante, me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, që zgjoi reagime në rrjet dhe emocionoi ndjekësit.

Pak është folur më parë për lidhjen e tyre, ndonëse ai është parë shpesh pranë saj në evente muzikore, mirëpo ajo lëvizje e ndjerë në një moment kulminant bëri të gjithë publikun për vete.

Shqipëria u kualifikua me meritë në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, falë performancës elektrizuese të Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i etnos shqiptarit me elektronikën moderne që ka rrëmbyer audiencën evropiane.

Pritet të shihet çfarë do të ndodhi në finalen e madhe të shtunën mbrëma (17 maj).

 

© Panoramaplus.al