1 Maj, 2024

FOTO/ Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka dhe e dashura e tij kalojnë kohë me vajzën e 42 vjeçarit


Princ Leka dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi po kalojnë më shumë kohë me vajzën e 42 vjeçarit, Gerladina nga martesa me Elia Zaharinë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e çiftit me të Geraldinën duke darkuar në një ndër restorantet e Tiranës.

Princi mbante për dore vajzën e tij, ndërsa fotografia dukej mjaft e përkushtuar ndaj vogëlushes së cilës i mbante xhupin në duar.

Ndarja e Princ Lekës me Elia Zaharinë bëri bujë në median rozë, ku shkak u bënë dhuna dhe konfliktet mes ish-çiftit ku u përfshi edhe babait i aktores.

Divorci me Elian erdhi si pasojë e tradhtisë së Princit me fotografen e tyre.

Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëritjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ishvjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

© Panoramaplus.al