Aktori i njohur Leonardo DiCaprio prej kohësh ka nisur një romancë me modelen italiane Vittoria Ceretti.

Megjithëse çifti akoma nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, së fundmi ata janë parë së bashku me familjarët e 25-vjeçares në Londër në “Ditën e Falenderimeve”.

Mesa duket lidhja e dyshes është bërë serioze dhe modelja ia ka prezantuar partneri prindërve të saj.

Një muaj më parë Leonardo DiCaprio së fundmi është fotografuar në momente intime me të dashurën e tij në një festë halloweni në Los Angeles.

Teksa po përqafoheshin me njëri-tjetrin, në një moment modelja i futi duart 48-vjeçarit në pjesën e pasme të pantallonave të shkurtra dhe i kapi të pasmet atij, ndërsa disa muaj më parë çifti u panë duke u puthur në një klub nate në Ibiza.

© Panoramaplus.al

