Princ Leka dhe Elia Zaharia prej disa javësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se marrëdhënia e çiftit është në krizë dhe kanë nisur procedurat e divorcit.

Ndonëse dyshja akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme që po arkullojnë, të shumta kanë qenë aludimet e publikut se Princi ka nisur romancë me një fotografe shqiptare.

Megjithatë së fundmi përmes një postimi, ky i fundit i ka shtuar akoma më shumë “benzinë” zjarrit, teksa publikoi në Instagram një aparat fotografik.

Me këtë veprim fansat janë të bindur se Princi ka rigjetur sërish dashurinë, ndërsa akoma nuk dihet nëse ishte “tradhtia” e Lekës ajo që çoi në përfundimin e martesës me Elian apo jo.

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë, pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Nga ana tjetër edhe kartolina e Krishtlindjes e Princ Lekës me vajzën Geraldina duket se konfirmoi ndarjen e tij nga Elia Zaharia pas 7 vitesh martesë.

Princ Leka ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes me disa imazhe ku pozon së bashku me të bijën, duke shtuar zërat se martesa e tyre ka marrë fund.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes!
Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë! ??”, shkruan Princ Leka krahas fotove.

Gjithashtu dhe Elia Zaharia ka uruar Krishtlindjet me një imazh me vajzën e tyre në rrjetet sociale, ku mungon Princ Leka.
“Të dashur miq, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë! Zemra juaj qoftë e ndriçuar nga mirësia, shpirti juaj nga falja, mendja nga urtësia.
Këto atribute hyjnore qofshin përherë mbi ju si Mëshirë e Zotit mbi krijimin e Tij. Besoni fort, gjithmonë. Besoni! Pavarësisht gjithçkaje! Mos e humbisni kurrë besimin, pasi vetëm në besim shpirti gjen paqe dhe dritë!”, shkruan ajo.


© Panoramaplus.al

