21 Prill, 2022

FOTO/ Pas deklaratës së papritur të Robert Berishës për Nora Istrefin, ish-çifti udhëton drejt Parisit


Ata kanë patur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë pas divorcit, andaj Robert Berisha habiti jo pak me një deklaratë të bërë pak ditë më parë për ish-gruan e tij këngëtaren Nora Istrefi.

Ai komentoi këngën më të re të Norës me titull ‘Më mungon” gjatë një interviste në emisionin “Libero”, ku u pyet nëse është dedikim për të. “Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni rep-artistëve sepse ata i shkruajnë vet tekstet për vete. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Gjithashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, ka thënë Roberti. (KLIKO)

Ndonëse deklarata e tij u komentua gjatë në media, duket se mes ish-çiftit gjërat janë siç kanë qenë dhe ata vazhdojnë të kenë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre, Renee. Madje së fundmi ata kanë bërë një tjetër udhëtim. Të dy bashkë me vajzën kanë shkuar në Paris ku kanë dërguar të voglën e tyre në një nga vendet më përrallore në botë siç është Disneyland.

Ka qenë Roberti ai që ka ndarë edhe disa foto të shkrepura gjatë ditës dhe në një prej tyre shihet edhe këngëtarja e cila qëndron pas Robertit dhe vajzës me syze.

Nora dhe Roberti janë shembulli perfekt se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë. Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.

Në intervistën e fundit që ka folur për marrëdhënien e tyre, Nora theksoi faktin se ata nuk kanë lejuar që ndarja të ndikojë tek Renee, ndaj dyshja është munduar shumë. “Renee e do babain shumë, por me mua është më e lidhur. Jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndjejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që thonin sa mirë e kemi menaxhuar. Jemi munduar shumë…Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë”- ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.

© Panoramaplus.al