Dy reperët e njohur Noizy dhe Gold AG kanë pasur para disa vitesh një mosmarrëveshje dhe që nga ajo kohë ata i kishin shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Por me sa duke raporti mes tyre ka ndryshuar, dhe kjo gjë u vërtetua nga postimi i fundit njërit nga reperët, në rrjetet sociale.

Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, postoi një foto krah Rigels Rahkut, apo siç njihet për publikun si Noizy.
Në mbishkrimin e fotos ai vendosi disa emoji të flamurit shqiptar, ndërsa ndjekësit e tij lanë menjëherë komente duke i përgëzuar reperët.

Nuk është e qartë nëse takimi është realizuar për ndonjë bashkëpunim muzikor apo për ndonjë arsye tjetër. Në një kontroll në profilet e tyre në Instagram, vihet re fakti se reperët ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin sociale. Madje Noizy nuk i ka bërë ende repost fotos së publikuar nga Gold AG.

Më herët, Goldi AG ka shprehur se nuk është takuar prej një kohe të gjatë me Noizyn, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.
“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij”, ka thënë reperi.
© Panoramaplus.al

