29 Shtator, 2023

FOTO/ Pamela Anderson i habit të gjithë, aktorja shfaqet ‘ujë e sapun’ në Javën e Modës në Paris


Aktorja e njohur Pamela Anderson, i ka mahnitur të gjithë me daljen e saj pa grim në prezantimin e koleksionit të modës të veshjeve të grave Isabel Marant, Pranverë/Verë 2024, si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Anderson i mbante flokët e saj të gjata dhe bionde të lëshuara, teksa i buzëqeshte kamerave duke treguar pamjen e saj të freskët, e cila gjithashtu shfaqte vetullat më të holla, të stilit të hershëm.

Ylli i “Baywatch” kishte veshur një fustan midi me prerje modeste, pa mëngë dhe ngjyrë të verdhë të ndezur.

Duke folur për vendimin e saj për të adoptuar një pamje më natyrale, Pamela u shpreh se:

“I vura re të gjithë njerëzit që e tepronin me grimin dhe tani, më duket sikur po dal kundër gjithë asaj mode”.

© Panoramaplus.al