4 Shtator, 2023

FOTO/ Nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri! Ava Max shpreh dëshirën e veçantë: Dua të jem…


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max është një ndër artistet më të suksesshme në estradën muzikore.

Ndonëse është shumë e angazhuar me projektet e saj muzikore, ajo gjen kohë edhe për fansat më të cilët shpesh herë ndan dëshirat dhe mendimet e saj në lidhje me çështje të ndyshme.

Së fundmi teksa ka postuar në InstaStory një foto nga plazhet më të bukura shqiptare, Max ka shprehur dëshirën e madhe që ka për të shijuar pushimet në vendin e origjinës.

“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment”– ka shkruar artistja.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ava ka shprehur këtë dëshirë, pasi disa vite më parë gjatë një  interviste për mediat e huaja ajo ka folur për dëshirën e madhe që ka për të vizitur atdheun e saj pasi  ndonëse ka origjinë shqiptare artistja nuk ka qenë ndonjë herë në Shqipëri.

© Panoramaplus.al