26 Janar, 2021

Foto nudo e provokuese, mbesa e Nishanit tregon reagimin e prindërve dhe marrëdhënien me ish-Presidentin


Beniada Nishani, modelja shqiptare që është bërë e njohur si “mbesa seksi e Nishanit”, ka folur për herë të parë për lidhjen familjare që ka me ish-Presidentin.

Gjatë një interviste së fundmi, Beniada, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali, u shpreh se Bujari Nishani është kushëriri i babit të saj, dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.

Ndërsa theksoi se për të nuk është problem që e quajnë “mbesa e Nishanit”.

“Për mua nuk është problem që thonë është ‘mbesa e Nishanit’. Bujar Nishanin nuk e kam takuar asnjëherë sepse kam ikur e vogël nga Shqipëria dhe nuk kam pasur raste asnjëherë ta takoj. Ai është djali i xhaxhait të babit, për këtë është bërë lidhja. Por nuk jam mbesa e parë e Nishanit,”- u shpreh ajo, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Beniada Nishani tregoi edhe sesi reagojnë prindërit e saj ndaj fotove nudo dhe topless që ajo realizon.

Modelja u shpreh se e ëma është liberale dhe e mbështet shumë, ndërsa i ati më fanatik.

“Po studioj për aktrim sepse qëllimi im është të aktroj. Moda është vetëm fillimi, pastaj vendos nëse do të hapësh agjenci apo në aktrim. Burrat janë më kritikë për fotot, mamin e kam më modern. Mami thotë, shko, ik dil. Ndërsa babi është më shumë fanatik. Por duhet që një prej prindërve të jetë më fanatik, se të jenë të dy liberalë nuk është mirë”– tha ajo.

Ndërsa në një lidhje LIVE në studio, e ëma e Beniadës theksoi se është shumë krenare për vajzën e saj. Teksa i uroi suksese në rrugën që po ndjek, ajo u shpreh se e bija ka ecur gjithmonë me forcat e saj dhe kokën lart.

 “Jam shumë krenare për vajzën time si të gjithë prindërit për fëmijë e tyre. Në radhë të parë i uroj shëndet, dhe i uroj suksese në rrugën që po ndjek. E njoh shumë mirë sepse është fëmija im dhe gjithmonë ka ecur me forcat dhe kokën lart. Ne jemi përpjekur si familje që ta mbështesim të ketë një të ardhme sa më të bukur e të lumtur,”- tha ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al