1 Mars, 2022

FOTO/ Noami Campbell më seksi se kurrë, shfaqet ‘topless’ në “Javën e Modës”, Paris


Noami Campbell është një nga modelet më të kërkuara në industrinë e botës së modës gjatë karrierës së saj.

Ajo ishte pjesë në “Javën e Modës”, Paris në sfilatën vjeshtë/dimër 2022, ku i ka mahnitur të gjithë fansat e saj.

Noami u shfaq topless, me një gjerdan të mbushur me gurë të çmuar si dhe një pallto të zezë që i jepte më shumë hijeshi paraqitjes së saj.

Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi element që modelja përdori, pasi ajo kishte vendosur një kapele mjaft ekstravagante në ngjyrë të errët.

Noami ishte një nga modelet më të komentuara të pasarelës e cila shkëlqeu me paraqitjen e saj.

 

 

 

© Panoramaplus.al