Rihanna dhe ASAP Rocky kanë udhëtuar në Paris me familjet e tyre, një muaj pas incidentit të frikshëm në shtëpinë e tyre.
Këngëtarja dhe reperi shijuan një drekë në një restorant në Paris më 4 prill, së bashku me anëtarë të familjeve të tyre, ndërsa fotografët i kapën duke ecur në rrugë. Të dy artistët u larguan bashkë, por pa fëmijët e tyre nga dreka familjare.
Rihanna u shfaq me një veshje bordo dhe çantë të verdhë, ndërsa ASAP Rocky kishte një pallto të zezë dhe syze dielli.
Shfaqja e tyre vjen rreth një muaj pas incidentit në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, kur një grua hapi zjarr ndaj rezidencës së tyre. Gruaja u arrestua dhe përballet me akuza për tentativë vrasjeje.
Përmes avokatit të saj, gruaja deklaroi pafajësinë në gjykatën e lartë të Los Angeles, megjithëse dyshohet se ka qëlluar rreth 20 plumba në murin e jashtëm të shtëpisë së këngëtares më 8 mars.
© Panoramaplus.al




