21 Shkurt, 2022

FOTO/ Nicole Scherzinger bën ndryshimin ‘drastik’ në pamje, nuk do ta njihni


Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger ka pësuar një ndryshim të madh sa i përket pamjes së saj, specifikisht flokëve.

Nicole ka vendosur që t’i presë flokët e saj të gjatë dhe përmes disa postimeve në Instagram ajo ju ka treguar ndjekësve pamjen e saj të re.

Në videon e publikuar ajo zgjodhi të paraqitej pa grim duke treguar pamjen e saj rinore dhe një lëkurë të freksët.

Gjatë javëve të fundit ajo është përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të Robin Antin, lidhur me anulimin e një “tour-i” koncertesh gjatë vitit të lamë pas.

Por, sipas përfaqësuesve të këngëtares ajo e bëri anullimin e gjithë kësaj për shkak të pandemisë “Covid-19”.

Në dokumentet gjyqësore të marra ekskluzivisht nga Page Six, avokatët e Nicole, e quajtën padinë e Robin “një përpjekje të pameritë dhe e pabazuar në asnjë fakt.

Ndër të tjera ata u shprehën se Nicole kërkoi që koncertet e saj të ktheheshin në skenë pas mbarimit të pandemisë kur të gjithë të ishin të sigurtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© Panoramaplus.al