Agron Gjekmarkaj deputeti demokrat, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit është paraqitur në Parlament me një pamje krejtësisht joformale, që bie dukshëm në sy përballë kodeve të zakonshme të veshjes së Kuvendit.

I veshur me një T-shirt të bardhë të thjeshtë, pantallona të çelëta verore, deputeti demokrat zgjodhi komoditetin për seancën e fundit plenare të sezonit.

Por më shumë se veshja, ishte hyrja e tij që tërhoqi vëmendjen. Gjekmarkaj mbërriti me makinë deri tek shkallët e Parlamentit, duke shmangur ecjen në vapën përvëluese të korrikut. Ai zbriti qetësisht, me një çehre të qeshur dhe pa asnjë ndjesi sikleti për zgjedhjen e tij stilistike. Nuk është hera e parë që ai sfidon formalitetin, por këtë herë duket se shkoi edhe një hap më tej.

Edhe pse mban postin e nënkryetarit të Kuvendit, radha për të drejtuar seancën i bie shumë rrallë, por të mos thënë fare. Duke qene se Spiropali ia kalon stafetën Blendi Ccuccit dhe vetëm në seancat maratonë Gjekmarkajt.
Në kontrast me kolegët me kostume, ai zgjodhi të paraqitet sportiv, praktik dhe pa shumë zhurmë. Një hyrje verore, me frymë të lehtë, në një sallë që zakonisht mban peshën e gravitetit politik.




