12 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Partia e Lirisë, e pandarë edhe jashtë seancës


Partia e Lirisë shpesh ka treguar se mes njëri-tjetrit kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ndonëse nga kjo forcë sapo është larguar një deputet, të paprekur duken deputetët e tjerë të kësaj force.

Në këtë foto, të shkrepur në pushimin e seancën plenare shfaqet Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili, teksa edhe në kohën e pushimit qëndrojnë së bashku. Ndonëse të shumtë i kanë komunikimet me kolegët nga të dyja forcat, kryesisht të tre ata kanë preferuar që këto momente t’i shfrytëzojnë së bashku. Tema e bisedës mes tyre duket serioze, duke qenë se të tre në imazhet e tyre duken të përqendruar në atë bisedë, krejt ndryshe nga sa i kemi parë herët e shkuara, që kemi mundur ti fotografojmë edhe duke qeshur.

© Panoramaplus.al