26 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Një xhentil për Mesila Dodën


Jemi mësuar ta shikojmë gjithë sharmante dhe të kombinuar. Stili i saj është ndër më të spikaturat teksa flasim për gratë e politikës sonë. E kemi fjalën pikërisht për deputeten e Partisë Demokratike, Mesila Doda.

Një zonjë gjithnjë e kombinuar dhe me shumë stil, Mesila ia ka dal që ta ruaj këtë imazh ndër vite. E tillë ka qenë edhe prezenca e saj e fundit në Parlament. E veshur me lejla të çelët, duket se Mesila ka sjellë pranverën në selinë e Parlamentit, duke u renditur tek të veshurat më mirë.

Por krah kombinimit të saj, ajo që na tërhoqi vëmendjen në këtë shkrepje ishte pikërisht vëmendja e treguar ndaj saj. Si dukshëm mund të dallohet, kolegu i ka asistuar, duke i mbajtur pallton, ndërkohë që ajo e vishta në ambientet e jashtme të Parlamentit. Një gjest ky që nuk e shohim shpesh, ndaj edhe vlerësimi nuk ka sesi të mungojë.

© Panoramaplus.al