12 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Nard Ndoka e përballon të ftohtin me kapuç


Ditë të ftohta për të gjithë. Rënia e temperaturave ka bërë që të gjithë të shfaqen më të veshur dhe më të kujdesshëm në këtë periudhë të vështirë atmosferike. E duket se me rënien e temperaturave, edhe Nard Ndoka kujdeset më shumë për veten.

Ish-deputeti, i cili është ndër figurat më të dashura ndër radhët e politikanëve është fotografuar nga paparaci ynë në rrugët e Tiranës. Si një nga politikanët që më së shpeshti e shohim edhe ‘casual’ jo vetëm në të përditshmen e tij, por edhe në aktivitetet e ndryshme politike. E tillë ka qenë tabloja edhe këtë herë, ku ishdeputeti i Partisë Demokratike është fotografuar me pantallona xhinse, atlete dhe një xhup të gjatë e të trashë.

E si për t’u kujdesur nga i ftohti, Ndoka kishte vendosur edhe kapuçin e xhupit. E kemi parë në aq shumë dimensione Nard Ndokën sa çdo pamje e look-ut të tij është gjithmonë risi për ndjekësit

© Panoramaplus.al