6 Korrik, 2025

Foto nga paparazzi/ Monika Kryemadhi e mbyll me politikën, por ‘zhurma’ nuk mungoi


Monika Kryemadhi ishte pa dyshim një nga figurat më të komentuara në seancën e fundit parlamentare të këtij legjislacioni.

monika kryemadhi 5

Media e ndoqi nga momenti i mbërritjes, ku ajo shkëlqeu me një fustan bojëqielli, të kombinuar me elegancë dhe vetëbesim, duke e bërë prezencën e saj të padiskutueshme edhe në ditën e fundit.

Ish-kryetarja e LSI-së, e cila ka qenë ndër zërat më të fortë opozitarë, u ndal nga gazetarët në oborrin e Parlamentit, ku mbajti një deklaratë të shkurtër, por me nota të forta politike.

monika kryemadhi 1

Ajo foli jo vetëm për përmbylljen e mandatit të saj si deputete, por edhe për situatën brenda partisë që themeloi me Ilir Metën, duke lënë të hapur shumë pikëpyetje për të ardhmen. Seanca e saj e fundit nuk ishte e zakonshme.

Ajo u ndoq me interes nga të gjitha mediat dhe kolegët, teksa Kryemadhi ruajti stilin që e ka karakterizuar: drejtpërdrejtë, e veshur me kujdes dhe gjithnjë me një sens skene. Ashtu si vetë ajo e ka thënë, tashmë angazhimi i saj i radhës do të jetë në kinematografi, ku Kryemadhi do të testojë veten si aktore.

© Panoramaplus.al