23 Mars, 2025

Foto nga paparazzi/ Luljeta Bozo përfundon misionin e saj si deputete, nuk mungoi as në seancën e fundit


Rreth 4 vite më parë, emri i Luljeta Bozos në krye të listës së Partisë Socialiste ishte një surprizë për të gjithë. Megjithatë, si deputete inxhinierja e njohur e zbatoi me korrektësi detyrën e saj.

luljeta bozo OK

Për Luljeta Bozon, kryerja e detyrës me rigorozitet duket se është shumë e rëndësishme. Kjo për faktin se thuajse në çdo seancë plenare ajo ka qenë e pranishme.

Ndonëse pak kohë më parë ajo kishte edhe një problem shëndetësor, sërish e pamë në oborrin e Parlamentit, teksa ndihmonte veten me një bastun, por kurrsesi të mungonte.

Deputetja më e moshuar shfaqej në seancë plenare, ku qetësisht dilte dhe hynte e vetme, pa preferuar që të kalojë shumë kohë jashtë me miqtë dhe kolegët. Por gjithnjë kemi parë se shumë kolegë të saj, si nga PS, si nga PD zgjidhnin që të ndalonin hapat për të, për ta përshëndetur, apo ndoshta edhe për ta ndihmuar. Edhe në seancën e fundit plenare të saj, Bozo nuk mungoi. Krejt qetësisht, e vetme, ajo u shfaq në oborrin e Parlamentit, për të çuar kështu deri në fund detyrën e besuar.

 

© Panoramaplus.al