Ditët e Parlamentit, së fundmi jemi mësuar t’i shikojmë të ngarkuara. Protestat e njëpasnjëshme që po mbahen jashtë ambienteve të selisë, duket se e kanë rënduar jo pak situatën edhe në radhët e deputetëve, e sidomos atyre të Partisë Socialiste.

Por, duket se kjo nuk vlen për ministrin e Drejtësisë. Ashtu edhe si duket nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Ulsi Manja është shfaqur si gjithnjë, i pashqetësuar në oborrin e Parlamentit, teksa duke buzëqeshur ka kaluar goxha kohë edhe me kolegët e tij nga Partia Demokratike. Aq i relaksuar duket Manja në këtë moment politikë të ngarkuar, sa ka kohë edhe të luajë me kolegët.
Qartazi duket në këto foto ministri, teksa kap nga krahët kolegun e tij, gati-gati duke e tërhequr zvarrë. Një skenë kjo që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh në oborrin e institucionit të lartë, por që Manja ia lejon vetes ta realizojë, pa u shqetësuar nga sytë e kureshtarëve, apo nga objektivi i kamerave e aparateve fotografike.

