Fifin e kemi parë shumë shpesh në skenën e “Kënga Magjike”. Në ato herë kur ka marrë pjesë, edhe kur nuk ka fituar, artistja ka dalë si një ndër artistet më të pëlqyera dhe ndër këngët më të dëgjuara.

Por edhe kur nuk është në skenë si këngëtare, Fifi është gjithnjë e pranishme pranë kolegëve të saj, që në shumë raste ka bashkëpunuar.

Në finalen e “Kënga Magjike”, Fifi ka qenë prezente së bashku me bashkëshortin e saj, Adisin, ku të dy kanë kaluar gjithë mbrëmjen në shoqërinë e këngëtarëve të tjerë.

Me tuta dhe pa “make-up”, artistja duket se këtë herë ka preferuar që ta shijojë si publik këtë mbrëmje të rëndësishme të muzikës.


