Sot, duken si të largëta ditët ku mbroheshim nga Covid-19. Maska, dorezat, distanca fizike kanë kryefjalë në gjithë botën, por edhe në vendin tonë. Por, tashmë kjo tablo I përket të shkuarës, duke qenë se pandemia mbaroi.

Por, ka ende nga ata që këto rregulla i zbatojnë, vetëm se këtë herë jo si detyrim ligjor, por si një masë parandalimi. E kemi fjalën për deputeteten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Mirela Pitushi. Ashtu si duket, deputetja ka lënë selinë e Parlamentit me maskë të zezë në fytyrë. Nëse do të riktheheshim një vit më parë, të gjithë deputetët do ti gjenim me maska, madje mes tyre nga ata që kishin edhe disa janë të ndryshme në maskat e tyre, por tashmë duhet thënë se Mirela është e vetmja që ende respekton rregullat, ose më saktë të themi është e vetmja që ende kujdeset nga virusi

