Përgjatë kësaj jave, Eduard Shalsi ka qenë shumë i përfolur në media, dhe duhet thënë se jo pikërisht për shkak të angazhimit të tij në politikë. Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, duket se e ka një pasion shumë të madh për lojën e shahut.

Pasi u filmua dy javë më parë teksa luante gjatë seancës plenare në laptopin e tij, ai i është rikthyer sërish “vesit të vjetër”, edhe pse pamjet e para bënë xhiron e rrjeteve sociale. Shalsi ka zgjedhur që për të mos rënë më në sy lojën e shahut ta bëjë jo më në laptop, por në ekranin e vogël të telefonit. Por, ne nuk do të flasim për këtë pasion, por për një tjetër. Ashtu si duket edhe nga foto, deputeti ka zgjedhur një pallto të markës, “Burberry”. Një markë kjo nga më luksozet dhe rrjedhimisht edhe më të kushtueshmet. Por, duket se Shalsi ia lejon vetes një veshje të tillë. Me gjasa pas shahut, pasioni tjetër i tij është veshja me market më prestigjioze dhe më të kushtueshme.

