Arben Ahmetaj nuk mungon thuajse në asnjë seancë plenare. Deputeti i Partisë Socialiste, duket i pashqetësuar nga akuzat e bëra nga opozita, por edhe nga faktet e reja që mediat publikojnë rreth tij. Gjithnjë formal dhe me veshje cilësore, shpesh Ahmetaj ka qenë pjesë e faqeve tona për detaje nga “look”-u i tij.

Mjafton të themi që këpucët që shihni në foto janë përdorur aq shumë prej tij, sa edhe kanë shërbyer si frymëzim për disa kolegë të tij, që i kanë identike sit ë tij. Por, as shumë rasteve ku e kemi parë me xhaketa, apo xhupa sportive, këtë herë e pamë ish-ministrin edhe me pallto lëkure. Një pamje kjo disi e çuditshme kur flasim për Ahmetajn, megjithatë ai duket komfort me këtë veshje disi avangarde për një seancë parlamentare. Dhe natyrisht që të gjithë “look”-un e tij e kishte kombinuar me këpucët e tij, ikonike tashmë

