20 Qershor, 2020

Foto nga paparazi/ Niko Peleshit nuk i ndahet shpirti nga kitara dhe serenatat


Qyteti i bukur juglindor i Korçës, i quajtur ndryshe Parisi i vogël i Shqipërisë, është njohur gjithmonë për vlerat e shumëllojshme historike-kulturore dhe kulinare, që e kanë shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë njerëz.

Mikpritja e ngrohtë, lakrori, petaniku dhe petullat e fshira, shoqëruar edhe me traditën e hershme të birrës, e kanë shndërruar këtë qytet në një pikë të rëndësishme të zhvillimit të turizmit në vend, por jo vetëm.

Dhe duke qenë një qytet kaq i çmuar dhe me tradita, vendalinjtë dinë t’ia shfrytëzojnë më mirë këto vlera dhe t’ia nxjerrin në pah. Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti socialist, Niko Peleshi, njihet për pasionin e tij për kitarën dhe serenatat korçare, të cilat i këndon me gjithë shpirt.

Në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Korçë, por edhe thjesht për qejf me miqtë, Peleshi dhe kitara janë miq të pandarë. Madje, nga fotot që ishministri poston në rrjete sociale, të krijohet ideja që Peleshi është shpirti i festës.

Dhe nëse është kështu, në këtë rast atij i përshtatet një shprehje e njohur: “Non Niko, non party”. Në politikë, Peleshi ka rënë në sy gjithmonë për një qetësi dhe qytetari në mënyrën e sjelljes, tipike e zonës nga vjen.

Me sa duket, të gjithë adrenalinën ai e ruan për serenata dhe për të luajtur në kitarë. Ne po publikojmë dy foto të fundit të ish-ministrit, ku duket fare mirë se në çfarë atmosfere ka qenë.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al