Këtë të enjte, ministrja Spiropali u fotografua nga paparazzi ynë teksa po shkonte në Parlament.

Duket e pabesueshme se si zonja Spiropali u rikthye në punë menjëherë pas lindjes së djalit së saj, në më pak se dy javë.
Madje, duke e parë nga fotot, ajo nuk ka as edhe një shenjë që ishte vetëm pak kohë më parë shtatzaënë.
E rikthyer në kohë rekord në formë, Spiropali ishte kujdesur edhe për veshjen e saj, në mënyrë që të dukej sa më bukur.
Të gjithë kolegët e uronin për lindjen e djalit, që është fëmija i dytë i Spiropalit pas një vajze. /Panoramaplus.al


