Edhe pse synonte një tjetër mandat si kryetar i Bashkisë së Durrësit, në zgjedhjet e fundit Vangjush Dako nuk u përzgjodh si kandidat nga partia e tij.

Një histori dështimi pak më të hidhur pati ish-deputeti Aqif Rakipi, pjesë e Grupit Parlamentar të PDIU-së.
Ai u largua nga Parlamenti duke ia ndërprerë mandatin e deputetit, pasi e kapi ligji i dekriminalizimit.

Por me sa duket, tani si Dako, ashtu edhe Rakipi janë më të lirë për të frekuentuar miqtë.
Ata janë fotografuar në një nga baret e njohura të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut.
Nuk dimë se çfarë bëjnë në jetën e tyre tani që nuk merren me detyra shtetërore, as Dako dhe as Rakipi, ose Qifja, siç e thërrasin miqtë.
/Panoramaplus.al


