7 Qershor, 2020

Foto nga paparazi/ E hijshme dhe në superformë, Jorida Tabaku e lumtur me binjakët e saj


Mbase Jorida Tabaku mund të jetë një nga ish-deputetet që ka dorëzuar mandatin, por që nuk e ndien edhe aq mungesën e punës.

Kjo për arsyen se ajo ka dy binjakë të vegjël, për të cilët i duhet të kujdeset dhe siç dihet, nuk është e lehtë të rrisësh dy binjakë.

Paparazzi ynë e ka fotografuar ish-deputeten në një nga rrugët e Tiranës. Me veshje sportive, ajo shtynte një karrocë ku ishin të dy binjakët. Nuk ka ndonjë ndryshim në fizikun e zonjës Tabaku.

Ajo ka sjellë në jetë fëmijët pak vite më parë, por vijon të jetë shumë e hijshme dhe në superformë. Edhe në politikë është aktive, në media ajo prononcohet vazhdimisht, sidomos për problemet ekonomike.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al