Një nga lajmet që bëri më shumë bujë gjatë kohës së karantinës ishte infektimi me koronavirus i deputetit Adriatik Alimadhi.
Vetë Alimadhi deklaronte në media se virusi i dha mjaft pasoja dhe e la me javë të tëra në krevat.

Madje, duhet thënë se deputeti e ka kaluar koronën shumë më rëndë se një pjesë e mirë e popullsisë.
Tani mesa duket Alimadhi është shëruar. Papaprazzi ynë e fotografoi këtë javë në Parlament.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, ai nuk e heq maskën, ndërkohë që deputeti Kujtim Gjuzi shfaqet indiferent ndaj virusit.
Ai rri afër Alimadhit, por pa asnjë masë mbrojtëse.
/Panoramaplus.al


