Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal dhe me veshjet që një politikani i shkojnë për hir të statusit që ka. E kemi fjalën për Damian Gjiknurin dhe stilin e tij të veshjeve. Por ashtu si vetë deputeti ka treguar, formaliteti nuk është përzgjedhja e tij më e dashur. Kjo për faktin, se sa herë mundet dhe detyra ia lejon, deputeti i Partisë Socialiste shfaqet sportiv.
E nëse në Parlament i duhet të jetë me kostum, madje dhe me kollare, në të përditshmen e tij gjithnjë ish-ministri preferon sportiven. Të shpeshta kanë qenë rastet, kur paparaci ynë ka mundur ta sjellë krejt ndryshe Gjiknurin.
Me tuta sportive dhe tërësisht komod në përzgjedhjen e tij, deputeti duket se shfaqet i relaksuar në veshjet që zgjedhë kur nuk i duhet të jetë pjesë e botës politike.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë pranë Kryesisë së Kuvendit, teksa Damiani zgjidhte një biçikletë për të lëvizur. I veshur sportive, ai ishte tërësisht në kontrast me kolegët e tij që i ndalonin pranë këmbëve.
© Panoramaplus.al








