Hulk Hogan së fundmi i ka dhënë fund beqarisë për herë të tretë në moshën 70-vjeçare duke u martua me partneren e tij Sky Daily në Clearwater, Fla sipas disa mediave.

Mirëpo vajza e madhe e ikonës së mundjes, Brook Hogan, thuhet se nuk ishte e pranishme në ditën më të rëndësishme të babait të saj, megjithëse djali i tij, Nick Hogan mori pjesë në ceremoni.

Nga ana tjetër edhe tre fëmijët e Sky Daily morën pjesë në dasmën e nënës së tyre.
“Ishte një dasmë e vogël”- tha burimi i brendshëm, ndërsa shtoi: “Asnjëri prej tyre nuk dëshironte një dasmë të madhe por donin të kishin afër vetëm të miqtë dhe familjarët e tyre teksa ata i jepnin premtimin njëri-tjetrit”.
Kujtojmë që një vit më parë çifti u fejuan së bashku pas një viti lidhje.



