Super modelet e njohura, Bella dhe Gigi Hadid gjatë paraqitjes së tyre në “Javën e Modës” në Milano dukeshin më mahnitëse se kurrë.

Bella, kishte zgjedhur një fustan sateni të gjatë shoqëruar me një palë doreza mjaft elegante teksa bënte ecjen në pasarelë, ndërsa Gigi zgjodhi një fustan në ngjyrë ari që i rrinte për mrekulli.

Por, ashtu si të gjitha sfilatat e viteve që kemi lënë pas edhe kjo kishte disa modele veshjesh mjaft të çuditshme të cilat ndonjëherë të ngjanin me sende shtëpiake.
Ajo që mori vëmendje në hyrje të saj ishte pikërisht Bella me fustanin e zi që po ekspozonte përpara të ftuarve.

“Motrat Bella dhe Gigi Hadid kanë pushtuar Javën e Modës në Milano pasi kanë ecur në sfilatën Moschino”-ishin disa nga titujt kryesorqë të revistave të njohura botërore.

© Panoramaplus.al

