23 Shkurt, 2022

Foto/ Momenti i sikletshëm i Zendayas, aktorja pengohet duke hyrë në restorant


Zendaya është penguar teksa hynte në një restorant në Romë ditën e djeshme. Fatmirësisht, anëtarët e ekipit të saj e kapën në kohë dhe aktorja nuk ra në tokë teksa videot dhe fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Aktorja e “Euphoria” po shkonte në një restorant për drekë, kur ajo rrëshqiti duke ngjitur shkallët. Ylli i “Spider-Man” kishte veshur një fustan të zi elegant me një triko të zezë, si gjithnjë shumë stil.

Aktorja tregoi përmes një postimi në Instagram se e kishte marrë me të qeshura incidentin në fjalë. Ajo publikoi një foto nga momenti i sikletshëm, duke shkruar: “Nuk mund të ndalem së qeshuri. Vërtet ata duhej të bënin një video timen duke u rrëzuar?”.-referuar paparacëve.

Ajo gjithashtu ndau me fansat një video të shkurtër në InstaStory ku ajo qeshte me një mik, duke thënë: “Më kapën! Më kapën! Unë jam duke qarë”.

25-vjeçarja është parë në Romë ditët e fundit dhe besohet se udhëtimi i saj mund të lidhet me Javën e Modës në Milano, e cila fillon të martën.

Prej ditësh Zendaya nuk është parë e shoqëruar me të dashurin e saj Tom Holland, i cili ka qenë i zënë duke promovuar filmin e ri “Uncharted”. Vetë ajo po shijon suksesin e sezonit të dytë të serialit “Euphoria” episodi i fundit i të cilit publikohet më 27 shkurt.

 

© Panoramaplus.al