Moderatorja e njohur sportive Dileta Leota dhe partneri i saj Loris Karius janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Dileta, ndërsa ka publikuar në Instagram një foto me të voglën e tyre në krah teksa Loris është duke e puthur në ballë.
Krahas fotos moderatorja ka shkruar: “Sot unë rilinda nëpërmjet teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e mirë që mund të kishim kërkuar”.
© Panoramaplus.al

