27 Janar, 2018

FOTO/ Modelja premton foto topless nëse Napoli fiton titullin kampion


Fotografi të tjera provokuese vijnë nga modelja dhe seks simboli napolitan, Marika Frusco. Kjo e fundit ka publikuar foto nga palestra ku punon shumë për të mbajtur trupin në formë.

Frusco është një tifoze e çmendur e Napolit dhe u bë e famshme pikërisht kur mbajti premtimin dhe doli me të brendshme në një studio televizive, pasi skuadra triumfoi në sfidën ndaj Fiorentinës, në Kupën e Italisë.

Bukuroshja italiane gjithashtu ka premtuar se do të dalë topless, nëse skuadra e Sarrit do të arrijë të fitojë titullin kampion në Serinë A të këtij sezoni.

Napoli kryeson renditjen e Serisë A, ndërsa fansat e Fruscos po luten që klasifikimi të mos ndryshojë, për të parë një tjetër show nga Marika.

 

© Panoramaplus.al