Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë në qendër të mediave këto ditë pasi u zbulua se i dhanë fund martesës. E kur asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre raportimeve, këngëtari i ka habitur të gjithë duke u shfaqur në Zvicër.

Motivet e udhëtimit të tij mbesin nuk dihen ndonëse nuk përjashtohet që ai të ketë shkruar për t’u sqaruar me Afronën në atë që konsiderohet si kriza e tyre më serioze në shtatë vite bashkë.
Artisti ka ngacmuar ndjekësit me postime nga Zvicra ku ka pasur edhe një takim me Fifin, e cila po qëndron për punë. Blero ka paralajmëruar diçka me Fifin por pa zbuluar më shumë. Në një tjetër postim, ai është shfaqur duke bashkëbiseduar në Facetime me të bijën, Tara.


Dyshja nuk ka reaguar rreth lajmeve të ndarjes por kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në “Instagram”. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

