15 Shkurt, 2018

Foto me bashkëshortin që i kap të pasmet, Emina Çunmulaj në “luftë” me komentuesit


Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme si nga ana profesionale ashtu edhe jeta private. Në ditën e të dashuruarve ajo vendosi që të publikonte një fotografi paksa ndryshe, për t’i uruar Shën Valentinin bashkëshortit të saj.

Modelja e famshme ka postuar në “Instagram” një foto ku ajo shihet duke përqafuar partnerin e saj Sam Nazarian, ndërkohë që ky i fundit i ka kapur asaj të pasmet.

“Përgjithmonë Shën Valentini im!”, ka shkruar Çunmulaj në përshkrimin e fotos. Por pikërisht kjo pamje ka shkaktuar një “furtunë” mes komentueseve.

Teksa shumë prej tyre e kanë cilësuar foton të këndshme, shumë të tjerë e kanë etiketuar atë si të tepruar e madje edhe të turpshme e të ulët. Ndërkohë që ka pasur dhe komentues që kanë diskutuar format trupore të modeles.

“Asgjë për të kapur!”, ka shkruar një prej tyre, duke nënkuptuar se Emina nuk kishte vithe mjaftueshëm. Por këtij komenti, bukuroshja shqiptare nuk ia ka kursyer një replikë.

“Paske rënë në hall e shkreta ti se s’po ka çfarë të kapë burri im… Do të isha më e shqetësuar për tëndin dhe çfarë po kap ai dhe lër timin të shijojë prapanicën time të vogël që e dashuron. Tani mirupafshim vajzë… zhduku!”, i ka shkruar modelja komentueses, ndërkohë që në seksionin e komenteve vijon lufta mes ndjekësve që e ofendojnë atë dhe atyre që e mbrojnë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al