21 Mars, 2025

FOTO/ Matchy-matchy me Bardhin? Sara Gjordeni “braktis” brunen dhe bën ndryshimin drastik në pamje, ja si shfaqet ish-missi me look-un e ri


Ish-missi Sara Gjordeni ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi në pamje.

Prej një kohe shumë të gjatë Sarën e kemi parë me flokë brune mirëpo në një postim të publikuar në Instagramin e saj ajo shfaqet bjonde.

Krah për krah me partnerin, këngëtarin Bardhi Idrizi, ish-missi ka shkrepur një foto para pasqyrës për të treguar look-un e saj të ri.

Nuk mund të lëmë pa përmenduar faktin se dyshja janë bërë “matchy-matchy”, pasi dhe vetë këngëtari prej një periudhë të gjatë është shfaqur bjond edhe pse floku i tij real është brun.

© Panoramaplus.al