Ish-konkurenti i “Përputhen” Beart Rexhepi dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër per herë të parë.

Dyshja kanë sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Berati përmes një postimi në Instagram.

Krahas foton me porsalindurën të cilën e mbante në krahë, ai bashkangjit edhe në dedikim mjaft emocionues, duke treguar emocionet e para që përjetoi kur pa per herë të parë të voglën e tij.
“Momentin që pashë sytë e tu dhe shtrëngove gishtin tim me dorën tënde të vockël, ma more zemrën përgjithmonë, dashuria ime princesha ime.”– ka shkruar ish-konkurenti.
![]()
Disa javë më parë Bearti kurorëzoi me martesë lidhjen e tij të dashurisë me partneren e tij aktuale, ndërsa çifti organizuan një ceremoni të thjeshtë familjare.


