1 Dhjetor, 2023

FOTO/ Loredana korr një tjetër sukses, bëhet pjesë e jurisë së spektaklit të njohur gjerman


Reperja shqiptare, Loredana Zefi ka korrur një tjetër sukses në karrierë e saj muzikore për vitin 2024.

Artistja iu ka bashkuar bordit të jurisë së edicionit të ri të spektakit të njohur gjerman “Deutschland sucht den Superstar”, i cili  është një emision si “American Idol” apo “X Factor”, ku mes shumë pretendetësh për zërin më të bukur, zgjidhet syper ylli i Gjermanisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spetakilit në rrjetet sociale, duke treguar se Loredana, Pietro Lombardi, Dieter Bohlen dhe Beatrice Egli janë anëtarët e këtij sezoni të “Deutschland sucht den Superstar”.

“Me Beatrice Eglin dhe Loredanën, ne mundëm të fitonim dy përfaqësues shumë të suksesshëm të zhanreve të tyre muzikore përkatëse për jurinë e ‘DSDS’. Ne kemi gjetur kastin tonë të dëshiruar për sezonin e 21-të”, shkruhej krahas fotos së tyre.

E lumtur nga pjsëmarrja në një spektakël kaq të rëndësishëm për karrierën e saj,  Loredana e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja nga ana tjetër është shumë me fat edhe në jetën e saj sentimentale, sepse pas ndarjes nga Mozzik me të cilin ka një vajzë, Hanën, ka rigjetur sërish dashurinë krah futbollistit gjerman, Karim Adeyemi.

Juria e re e DSDS: reperja Loredana, Pietro Lombardi, Dieter Bohlen dhe Beatrice Egli.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al