23 Janar, 2024

FOTO/ “Kush ta mbush zemrën?”- Sara Hoxha i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes me “spec” të komentuesit: Meqenëse…


Pas ndarjes së bujshme nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka nisur pushimet jashtë shtetit së bashku me vajzën PoemBlu dhe miket e saj më të mira.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj.

Së fundmi Sara ka postuar në InstaStory një mesazh që i ka ndërguar një ndjekëse, e cila e pyet: “Egon tënde e mbushe por zemrën kush ta mbush?”

“Pyetje me spec kjo?”- ka shkruar influencerja krahas fotos së postuar.

Mirëpo Sara nuk e ka lënë me kaq, pasi krahas fotos së një pjate me ushqim ajo shkruan: “Të mbushim barkun meqenëse nuk mbushim dot zemrën”, duke treguar kështu se akoma nuk ka nisur një lidhje të re dashurie.

 

 

© Panoramaplus.al