8 Prill, 2022

FOTO/ Kourtney Kardashian pozon për herë të parë me fëmijët e partnerit të saj të ri


Kourtney Kardashian ka pozuar për herë të parë krah familjes së partnerit të saj Travis Barker dhe fëmijët e tij, në premierën e reality-showt “Hulu” në Los Angeles.

42 vjeçarja shkëlqeu edhe pse e veshur serioze me një bluzë të zezë dhe një fund që kombinohej me look-un e partnerit të saj dhe fëmijët e tij. Në foton familjare ishin gjithashtu fëmijët e Travis, Landon dhe Alabama, nga martesa e tij e mëparshme me Shanna Moakler.

Ndërkohë, bateristi i Blink-182 ishte i veshur me një kostum të zi, ndërsa mbante një palë syze dielli me xham të zi.

Nga ana tjetër, Kardashian ndan tre fëmijë me ish të dashurin Scott Disick.

Themeluesja e Poosh mahnit gjithmonë në daljet e saj publike, ku mund të veçohet jumpsuiti i saj në Balmain në MTV VMA 2015. Ajo ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes me një fustan të tejdukshëm ngjyrë vjollcë pa rripa në 2011 Teen Choice Awards.

© Panoramaplus.al