25 Qershor, 2024

FOTO/ Kombëtarja shqiptare humbi në ndeshjen me Spanjën dhe u skualifikua nga “Euro 2024”, Jasir Asani gjen ngushëllim te ky person


Mbrëmjen e djeshme ndeshja Shqipëri-Spanjë përfundoi me rezultatin 1-0, dhe me këtë humbje Shqipëria i dha fund rrugëtimit të saj për në “Euro 2024”.

Ky rezultat ka mërzitur jo vetëm të gjithë shqiptarët por edhe djemtë e Kombëtares, të cilët dhanë maksimunim e tyre në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Futbollisti Jasir Asani ka publikuar një foto krah partneres së tij, që mesa duket ai gjeti edhe ngushëllim.

Kujtojmë që disa muaj më parë Asani bëri publike lidhjen me vajzën nga Tirana.

Pas lajmit të ëmbël të lidhjes, futbollisti nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit momente romantike me të dashurën e tij, të cilës shpeshherë i ka shprehur dashurinë publikisht.

© Panoramaplus.al