Kim Kardashian u shfaq shumë provokuese në Javën e Modës në Milano, e veshur nga koka te këmbët me një kostum lëkure të ngjitur pas trupit.

Ylli i reality-showt u fotografua e veshur me dy veshje lëkure PVC, duke tërhequr jo pak vëmendje, teksa po dilte nga hoteli i saj për të shkuar në Fondazione Prada në Itali.

Duke dëshmuar se nuk ka më nevojë për ndihmën e bashkëshortit të saj Kanye West për stilin e saj, Kim dukej sa elegante aq edhe provokuese teksa ecte nëpër kryeqytetin global të modës dhe dizajnit.

Gjithashtu e pranishme në Javën e Modës në Milano, është edhe aktorja e Uncut Gems, Julia Fox, e cila së fundmi u nda me ish-in e Kim, reperin Kanye West. 31-vjeçarja u fotografua gjithashtu me një veshje prej lëkure PVC si Kim, teksa mori pjesë në sfilatën Diesel të MFW.

Aktorja dhe modelja italo-amerikane tregoi një pjesë të belit të saj të tonifikuar në xhaketën bomber të prerë, të cilën e kombinoi me pantallona me bel të lartë të së njëjtës nuancë.
© Panoramaplus.al
