Katy Perry së fundmi është fotografuar duke ecur e kapur për dore me vajzën e saj 18 muajshe Daisy Bloom në Santa Barbara ku jetojnë.

Nënë-bijë po shijonin një shëtitje në Kopshtin Botanik të qytetit, teksa Daisy u pa duke ecur e vetme pa asnjë ndihmë. Këngëtarja e “Roar” kishte veshur një fustan të thjeshtë ngjyrë bezhë teksa mbante një kapele që i mbulonte gjysmën e fytyrës, me gjasa për të mos rënë shumë në sy. Look-u i artistes u plotësua me një palë sandale lëkure ngjyrë kafe.



Daisy është fëmija i parë i këngëtares dhe të fejuarit të saj Orlando Bloom. Në fillim të kësaj jave Katy ishte në Hawaii duke xhiruar një episod të “American Idol”, ku ajo është anëtare jurie. Për të parë dhe për të qëndruar krah Katy kishte shkuar edhe Orlando dhe vajza e tyre që qëndruan në prapaskenë.
Katy dhe Orlando u fejuan në Ditën e Shën Valentinit në 2019, kur ai i propozoi me një unazë që vlente 5 milionë dollarë. Daisy është fëmija i parë i Katy-t, por Orlando ka një djalë të quajtur Flynn, 11 vjeç, me ish-gruan e tij Miranda Kerr, e cila tani është e martuar Evan Spiegel. Ndërkohë Katy më parë ka qenë e martuar për një kohë të shkurtër me Russell Brand.
© Panoramaplus.al
