Modelja shqiptare Juliana Nura së fundmi ka thumbuar keq jurinë e “Dancing with the Stars”.

Ajo postoi në Instagram një video duke kërcyer për disa sekonda, ndërsa kishte veshur një fustan të zi të shkurtet i cili i vinte në pah format perfekte trupore.
Në videon e postuar, Nura shfaqej mjaft provokuese teksa bënte një vallëzim sensual disa sekonda, megjithëse të gjithë vëmendjen e mori shkrimi që ajo kishte bërë krahas saj.
“Ata mund t’ju eliminojnë juve nga një konkurs, por nuk mund të zbehin dritën tënde”, ka shkruar modelja duke ironizuar jurinë e konkursit të spektaklit të kërcimit.

Të shumta kanë qenë rastet dhe intervistat që Juliana është shprehur e pakënaqur nga votat e jurisë të cilat sipas saj janë të padrejta pasi ajo ka dhënë maksimumin në klëtë spektakël.

Nga ana tjetër modelja ka deklaruar se këngëtarja e njohur Fifi do të jetë fituesja e “DWTS”, për shkak të historisë jo të mirë me “Top Channel pas pjesëmarrjes në “BBV”.
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe ‘Top Channel-in’ dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, ndonëse një gjë e tillë është hedhur poshtë ga ana e artistes, pasi sipas kësaj të fundit ajo ka dhënë maksimumin për të qenë aty ku është.
© Panoramaplus.al
