Jennifer Aniston u shfaq për herë të parë publikisht me partnerin e saj të ri, Jim Curtis, i cili e shoqëroi në premierën e sezonit të katërt të serialit të njohur “The Morning Show”, duke treguar hapur mbështetjen e tij për aktoren.
Ngjarja u mbajt të martën, më 9 shtator, në Muzeun e Artit Modern në New York, ku Aniston shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të zi elegant dhe të ngushtë, ndërsa u fotografua edhe me kolegët e saj të kastit, Reese Witherspoon, Billy Crudup dhe Mark Duplass.
Partneri i saj, Jim Curtis, i cili punon si life coach, ishte gjithashtu i pranishëm në event dhe shihej duke e ndjekur me buzëqeshje nga anash, duke e mbështetur.
© Panoramaplus.al


